Statistikë
Statistikë
Hyrje në Statistikë Ligjerata 3 Nocioni i statistikes USHTRIME Ushtrimi 1 Ushtrimi 2 Ushtrimi ...

Fjalet e panevojshme
Fjalet e panevojshme
Shkruar nga Caroline Levchuck - 19/03/2007 "Rezymenë nuk e forcojnë vetëm sukseset ...

Menaxhoni iPhone me Exchange
Menaxhoni iPhone me Exchange
Kur iPhone u fut së pari në zyrën time, isha pak skeptik për të. Në atë kohë telefoni përkrahte ...

Kalim i lehte nga XP ne Windows 7
Kalim i lehte nga XP ne Windows 7
Nëse Microsoft-i dëshiron që Windows 7 të ketë sukses, duhet të bindë shumicën e përdoruesve ...

Joomla Just for Sharing - Joomla Club Templates and Extensions
Çka është RSS

Çka eshte RSS, a deshironi te jeni te informuar gjithmon me kohe me posted e fundit te lexoblog.com?

Ketu kemi disa menyra qe mund te abonoheni ne ket blog per te marr te rejat (updates). Kryesisht sot lexuesit perdorin RSS feed. Por cka eshte RSS?

RSS eshte tekonologji qe perdoret nga miliona shfrytezues te web-it neper gjith boten per te qen ne rrjedha me webfaqet apo blogs favorit te tyre.

Ne te kaluaren per te qen ne rrjedha me webfaqen apo blogun qe ju ka pelqyer eshte dashur ta ruani (bookmark) ne browser tuajin dhe ne menyre manuale te ktheheni te ajo webfaqe/blog per te pare se cka eshte shtuar.

Problemi me Bookmarking

  • Ti si shfletues i web-it eshte dashur te kryesh vet punet manualisht
  • Mund te komplikohet kur perpiqesh te gjesh shume website pernjeher
  • Dilni nga rrjedhat kur harroni te shikoni bookmarks tuaj
  • Perfundoni duke shikuar informatat e njejta tek ato website qe nuk freskohen me informata te reja per cdo dite

RSS ndryshon gjithcka

Cka nese ju mund ti thoni nje website apo blog qe te ju tregojne sa her qe freskohen me info te reja? Me fjale te tjera kjo eshte cka ben RSS per ju.

RSS rrotullon gjerat pak dhe eshte nje teknologji qe ju ofron metoden e pranimit te informatave relevante dhe te fresketa ne kohe qe ju ti lexoni kurdo qe deshironi. Keshtu nuk humbni kohe dhe nuk ju shpeton asgje nga cilido website apo blog qe abonoheni. Ju ndihmon qe shpejt ti merrni informatat pasi te jan publikuar.

RSS eshte shkurtes e ‘Really Simple Syndication’. Shume njerez e quajne “rrjedh e lajmeve” ne te cilen abonohesh.

Pershkrimi i fjales ‘abonohu’ eshte mjaft i qarte. Eshte sikur te abonoheni ne ndonje reviste qe ju vie periodikisht por ne vend se te arrij fizikisht ne kutin e postes cdo muaj kur kjo reviste publikohet kjo dergohet permes ‘RSS readers’ apo Lexuesve RSS, sa her qe website favorit qe keni freskohen me info te reja.

Se si punon teknikisht RSS nuk e di por krejt cka ju duhet ta dini eshte se si ta perdorni dhe pse eshte i mire.

Si te perdorni RSS

Merr nje RSS reader/lexues – Gjeja e par qe duhet te beni nese filloni te lexoni website/blog te ndryshem permes RSS eshte te lidheni me nodnje RSS Feed Reader (Lexues te Rrjedhes RSS).

Ka shume prej tyre qe gjinden me shume tipare dhe veqori te ndryshme por menyra me e mire eshte qe te fillosh me ato qe jan falas sikur Google Reader dhe Bloglines. Cilado e kryen punen ashtu si duhet e une per vete perdor Google Reader. Thash qe ka shume tjere por per te filluar cilido prej ketyre RSS lexuesve eshte i lehte per tu perdor.

Te dy lexuesit e permendur punojne sikur email. Me abonimin tuaj ndaj feeds/rrjedhave te website-ve te ndryshem ju do te shihni se ato feeds qe nuk jan lexuar do te shfaqen ne bold qe tregon se nuk jan lexuar. Nese klikon mbi to do te shihni informatat e fundit te publikuar dhe mund ti lexoni drejtperdrejt nga Feed Lexuesi. Ju keni opcionin qe te lexoni te gjitha infot ne nje site apo edhe te kaloni ne nje feed (rrjedh) tjeter dhe te markoni/shenoni ate te fundit si te ‘lexuar’.

Menyra me e mire per te mesuar se si punojne Google Reader apo Bloglines eshte thjeshte te abonoheni ne ndonje RSS feed te ndonje webfaqe apo blogu dhe te shikoni se si funksionon. Qe te dyja kan nje vend perplot me informata ndihmese per te treguar se si duhet vepruar me to.

Gjej ca Feed Per Tu Abonuar – kemi dy menyra  per tu abonuar

  1. Nga website apo blogu
  2. Nga Feed Reader si Google Reader apo Bloglines

Abonimi nga Website apo Blogu
Sa her te arrini ne ndonje website apo blog ju sigurisht se do te vereni ca ikona te vogla. Buton me ngjyr portokalli, ‘njehesor’ qe tregojne se sa lexues ka blogu, links qe thirren RSS, XML, ATOM e shume tjere.

Ato jane ne madhesi dhe forma te ndryshme. Shikoni me poshte se si mund te duken ato ikona qe mund ti klikoni dhe abonoheni ne blogs favorit.

Ka edhe shume te tjere por sa her qe jeni ne ndonje blog qe pelqeni nese shikoni cilindo prej ketyre ikonave ne te kjo dmth qe blogu ka ne dispozicion abonimin permes RSS. Krejt qka duhet ber eshte te klikoni mbi ikon dhe me pas te ndejkni hapat ne vijim.

Abonimi permes Feed Reader

Nese jeni ne Google reader ne anen e majte e keni nje buton qe shkruan Add a subscription. Klikoni mbi te dhe shkruani termin apo feed url ne te cilen doni te abonoheni. Nese shkruani termin shembull ‘lexoblog’ me pas do te shfaqen rezultatet e kerkimit te RSS feed blogs me termin ‘lexoblog’ dhe ju zgjehdni blogun apo website qe doni te abonoheni. Thjesht, apo jo.

Nuk ju pelqen te perdorni RSS Reader? Opcioni tjeter eshte Email

Nese sqarimet me siper duken paska te komplikuar per ju mos u brengos. Shumica e website dhe blogs e kan gjithashtu edhe mundesin e abonimit permes email-s.

Edhe ketu ne lexoblog e keni mundesin e abonimit me email dhe ai vend gjindet ne anen e djathte siper. Pasi te jeni abonuar ju mund te nderpreni abonimin kurdoher dhe se email i juaj do te mbahet privat dhe nuk do te perdoret per qellime tjera perveq te dergimit te informatave te perditshme te publikuara ne ket blog.

Shpresoj se me kaq eshte shpjeguar sado pak cka eshte RSS dhe si ju ndihmon ta zevendesoni bookmarking (ruajtjen) e website dhe blogs ne browser-in tuaj.

Cka mendoni a duhet ta beje edhe nje video per ket apo mjafton sqarimi?

Burimi: http://lexoblog.com/cka-eshte-rss/

images/stories/rss.jpg
Komente (0)add comment

Shkruaj Koment
smaller | bigger

busy
   Copyright © 2009-2010. Të gjitha të drejtat e rezervuara