Joomla Just for Sharing - Joomla Club Templates and Extensions
Si ta mbyllim suksesshem nje intervistë pune?

Përshtypja e parë që krijon tek njerëzit kur i takon për herë të parë është shumë e rëndësishme dhe mund të zgjasë shumë.

E njëjta gjë ndodh kur largohesh, ju mund të përforconi atë përshtypje të parë të mirë që krijuat ose të shkatërroni të gjithë punën e mirë që keni bërë- njerëzit i mbajnë mend shumë mirë gjërat e fundit që keni thënë ose keni bërë.

Shpeshherë ndodh që kur mbaroni intervistën, ju ndjeheni të çliruar, situatë e cila ndikon sjelljen tuaj. Qëndroni të gatshëm derisa të jeni larguar nga vend i intervistës. Madje ju mund të përdorni minutat e fundit të intervistës për të rritur mundësitë tuaja për një përshtypje sa më pozitive.
Përshëndetja kur largoheni

  • Zakonisht është intervistuesi ai që sinjalizon fundin e intervistës.

Çfarë të bëni?

  • Qëndroni i ulur derisa intervistuesi të ngrihet.
  • Mblidhni gjërat tuaja, në mënyrë që të mos ketë pritje të pakëndshme kur të jesh gati për tu larguar.

Çfarë të thoni?

  • Lejoni intervistuesin të thotë “Mirupafshim” dhe më pas përgjigjuni.
  • Nëse ai/ajo nuk e bën i pari, atëherë merreni ju iniciativën.
  • Përshëndesni duke përdorur shprehje të tilla si “Kënaqësi që ju takova”.
  • Shtrëngoni duart. Nëse intervistuesi nuk e bën i/e pari, atëherë bëjeni ju i pari.

Duke u larguar nga zyra dhe ndërtesa..

  • Mbani një qëndrim profesional derisa të largoheni plotësisht nga ndërtesa. Edhe nëse nuk ka njerëz, mund t’ju vëzhgojnë me anë të kamerave.
  • Shmangni ndezjen e cigares menjëherë pasi largoheni nga zyra e intervistës.
  • Mos harroni të përshëndesni dhe falënderoni recepsionisten.

Çfarë nuk duhet të thoni?

  • “Shpresoj të dëgjohemi”
  • “Ju lutem mos harroni të më njoftoni për rezultatin”
  • “Më falni për vonesën”
  • “Shpresoj të gjeni personin e duhur” (Mbani mend që ju duhet të supozoni se jeni person i duhur, ky është imazhi që duhet të kultivoni).

Huazuar nga: portalpune.com



Komente (3)add comment
Gent Haxhiu: ...
shum keshilla te mira sidomos per ata qe hala nuk kan pas rastin me marr pjes me nje intervist pune
1

report abuse
vote down
vote up
korrik 14, 2009
Votes: +3
Valon: ...
Jan rregulla shume te vlefshme per personat qe nuk kane shume pervoj me intervistat per pune,megjithate mendoj qe jan rregulla shum formale dhe sidomos tek institucionet tona keto rregulla jane bile bile te merzitshme, po flas nga pervoja ime neper interview.
Pershendetje.
2

report abuse
vote down
vote up
shtator 12, 2009
Votes: -1
beni: ...
diqka me shume rreth caktimit te rroges ne interist ??
3

report abuse
vote down
vote up
maj 16, 2010
Votes: +0

Shkruaj Koment
smaller | bigger

busy
   Copyright © 2009-2010. Të gjitha të drejtat e rezervuara