|
Faqe 1 nga 2
Koncepti i Server kontrollave Para se të fillojmë të flasim në lidhje me HTML server kontrollat, të kuptojmë në përgjithësi konceptin themelor se çka janë server kontrollat në përgjithësi.
Server kontrollat janë tagje speciale të cilat janë të përpunuara nga Web Serverat në një mënyrë paksa të ngjajshme me mënyrën e tagjeve të HTML-së të interpretuara nga “browseri” juaj. Tagjet e server kontrollave mund të identifikohen nga fakti se ato fillojnë me atributin runat=”server”. Kjo i ndihmon serverit t’i dalloj ato nga tagjet standarde të HTML-së. Mjaft interesant është fakti se, në pjesën e klientit nuk ekziston atributi runat=”client”, dhe nëse kërkohet (“Request”) faqja me atributin “runat” të futur në pjesën e klientit (ose diçka të ngjajshme) do të paraqitet gabim me sqarimin se “Atributi Runat duhet të ketë vlerën Server” (ang. “The Runat atribute must have the value Server”). Nganjëherë serveri gjenë kontrollat e serverit, ai krijon një objekt në memorje, të cilat prezentojnë server kontrollat. Këto objekte mund të kenë karakteristikat e tyre, metodat dhe mandej tregojnë aktivizimin e ngjarjeve të serverit gjatë përpunimit të faqes në ASP.NET. Dikur kur përpunimi mbaron, kontrollat shfaqin daljet e tyre në formë të HTML-së (ose shpeshherë ato dizajnohen për tu shfaqur) dhe dërgojnë te “browseri” pjesën e rezultatit të faqes.
|