|
OxaFM 24 or ONLINE Radio
Në OxaFM.Net ndëgjoni Dance House, Electro House së shpejti Hip Hop dhe R&B
...
|
|
8 keshilla per te kerkuar pune
Shpeshherë, mënyra e paraqitjes së dokumenteve apo CV-së ndikon mjaft në prezantimin e parë ...
|
|
Tregtia e Jashtme
Permbajtja: Tregetia Nderkombetare, Treguesit ne tregtin nderkombetare, Sfidat me te shpeshta, Pse vendet ...
|
| HTML Server Kontrollat |
|
Pjesa e klientit në përgjithësi ka të bëjë me pjesën statike të programimit, kurse këtu do të trajtohet pjesa e serverit e cila edhe mund të quhet pjesë dinamike. I gjithë koncepti i kësaj pjese sqarohet thjeshtë me atë se një HTML dokument përdorë protokollin HTTP (HyperText Transfer Protocol) për t’iu qasur një Web Serveri. Është e qartë se kur futet një URL (Universal Resource Locator) për një faqe në “browser”, ai do të dërgohet si një mesazh në HTTP deri te serveri (kërkesë për faqen e dëshiruar). Ky mesazh zakonisht njihet si “Request” (kërkesë). Nëse faqja që kërkohet ka p.sh prapashtesën .htm ose .html, Web Serveri thjeshtë gjenë faqen në disk dhe nga disku i tij ai e dërgon prapa deri te kompjuteri juaj (“klienti”) nëpërmjet një mesazhi të ri në HTTP, i njohur si “Response”(përgjigje). “Browser-i” është ai i cili interpreton këtë kod në objektin e përgjigjur dhe e prezenton atë në ekran. Kjo është mënyra se si realizohet kërkesa e klientit deri te marrja e faqes së dëshiruar nga serveri. Siq shihet në figurën e mëposhtme, kur shfrytëzuesi kërkon (”Request”) një faqe ASPX , serveri e merr atë nga disku dhe e dërgon tek makina ASPX për përpunim të mëtutjeshëm. Pastaj makina ASPX e kompajlon kodin e serverit dhe gjeneron fajllin e 5 klasës “page“, e instancon fajllin e klasës dhe i ekzekuton instruksionet që e zhvillojnë objektin “response“. Gjatë ekzekutimit sistemi i përpunon të dhënat e futura nga përdoruesi bazuar në instruksionet e programit (në pjesën e serverit). Në fund, serveri e transmeton objektin “Response” deri tek klienti. Komente (0)
![]() Shkruaj Koment
|