Joomla Just for Sharing - Joomla Club Templates and Extensions
Si te shpallim nje njoftim (konkurs) per pune ?
Si të shpallim një njoftim (konkurs) për punë ?

Sa më me detaje që të kryhet përshkrimi i punës, aq më të përshtatshëm do të jenë kandidatët që do të paraqiten duke kursyer kohën në shqyrtimin e kërkesave të tyre.

Çdo ditë nëpër gazeta apo në faqe interneti të ndryshme mund të shohësh njoftime për punësim nga më të larmishmet. Punë që kërkojnë kualifikim të lartë apo punë të thjeshta, drejtor dege i një banke, agjent shitjesh i një kompanie, sekretare, kamerierë, shoferë…

Për shembull, në një njoftim punësimi thuhet “kërkojmë përkthyes të gjuhës frënge. Të ketë cilësi të lartë përkthimi”. Meqenëse shqiptarët frankofonë nuk janë të pakët, atëherë kandidaturat do të jenë të shumta. Por koha në vlerësimin e këtyre kandidaturave të shumta, e jo gjithmonë të përshtatshme, është një kohë e humbur që shkon në dëm të punës së kompanisë.

Si t’ia bëjmë?

Zgjidhja është e thjeshtë. Kur të shkruani një njoftim punësimi, të jeni sa më të saktë e të detajuar në përshkrimin e detyrave e kualifikimeve që duhet të ketë kandidati. Ky njoftim nuk duhet që thjesht të tregojë për një vend të lirë pune. Aty duhet bërë edhe një përshkrim sa më i plotë i saj. Me anë të këtij përshkrimi duhet që të tregoni në mënyrë të qartë dhe shkurtimisht përgjegjësitë që do të ketë punonjësi. Për shembull, në rastin e përkthyesit duhet thënë se detyra e tij është që “të kryejë përkthimin e një romani prej 347 faqeve në një kohë prej 5 muajsh”. Ose “përkthyesi do të kryejë përkthime simulantë me biznesmenë francezë të interesuar për ngritjen e një impianti të përpunimit të bakrit”. Gjithashtu ju duhet të përmendni edhe aftësitë kryesore që duhet të ketë personi. Në rastin tonë, “duhet të ketë përfunduar studimet e larta të gjuhës frënge, dega përkthim; 3 vjet eksperiencë në përkthimin e letërsisë artistike, aftësi për të punuar në kompjuter në programin “Word dhe Publisher” etj. Pra, sa më i detajuar që të jetë përshkrimi, aq më të mëdha janë gjasat që të paraqiten kandidatët më të përshtatshëm. Në raste kur kërkohen punonjës në pozicione të një rëndësie të veçantë, atëherë edhe përshkrimi duhet të jetë sa më i plotë e i detajuar. Veçanërisht në raste të tilla ju nuk po bëni thjesht një njoftim punësimi, por po kërkoni të tërhiqni njerëzit më të mirë të mundshëm për të kryer atë detyrë. Për aq sa mund të lejojë hapësira në dispozicion, ju duhet të bëni edhe një përshkrim të shkurtër të kompanisë suaj. Kjo, në mënyrë që të tërhiqet vëmendja e personave më të përshtatshëm. Por kjo shërben edhe si një formë marketingu i përfshirë në çmimin e hapësirës për vendosjen e njoftimit të punësimit.

Një tjetër gjë që duhet pasur parasysh është se në përshkrimin e punës duhet të vendosni kërkesa që me të vërtetë janë të domosdoshme. Për shembull, për të shërbyer si mirëmbajtës i rrjetit të kompjuterëve të një kompanie që ka 15 të tillë nuk është e domosdoshme që kandidati të ketë 5 vjet eksperiencë dhe një diplomë në inxhinieri elektronike e master në programim. Arsimi e përvoja në punë që shkruhen në njoftim duhet të jenë me të vërtetë të domosdoshme për detyrën që do të kryhet. Nëse dikush mund të ketë të njëjtat rezultate me një përvojë pune e një arsimim më pak të specializuar, aq më mirë. Ju mund të kryeni të njëjtën punë duke ofruar një pagesë më të ulët duke shfrytëzuar kështu burimet e kompanisë në një mënyrë më efiçente.

Disa këshilla

Mos kini parasysh vetëm historikun e punës që do të kryhet për të shkruar një njoftim për punë për sot. Keni parasysh nevojat e kompanisë si tani, ashtu edhe për një afat më të gjatë.
Përshkrimi i aftësive e kualifikimeve.
Sqaroni mirë detyrat që një person do të ketë, pra çfarë do të bëjë.
Sqaroni se cilat janë detyrat e kualifikimet e nevojshme. Por për të bërë këtë duhet të krijoni një “portret” të kandidatit ideal, që do të kryejë këto detyra. Një njoftim punësimi i mirë nuk është thjesht një listë e detyrave dhe e kualifikimeve të personit. Ai duhet që të ketë parasysh përparësitë që duhet të ketë kandidati për të kryer sa më mirë detyrën e tij në shërbim të kompanisë suaj. Puna, të cilën ju përshkruani duhet të jetë reale e jo të përfshijë disa detyra në një. P.sh., “kërkohet një sekretare që të jetë edhe përkthyese e gjuhës turke dhe të ketë patentë e makinën e vet për të shoqëruar drejtoreshën në institucionet e ndryshme që ajo dëshiron të shkojë. Kualifikime në fushën e parukerisë e të estetikës janë një avantazh”. Kjo do të trembte këdo. Ju nuk duhet gjithashtu të harroni të përshkruani një listë të dokumenteve të nevojshme, p.sh., kopje të diplomës, e listës së notave të noterizuara, patentë, dëshmi penaliteti të bardhë, CV, letër rekomandimi nga punëdhënësi i mëparshëm etj.

Struktura e një njoftimi punësimi

Titulli i detyrës - (p.sh., agjent shitjesh).
Kompania – vendosja e emrit apo edhe një përshkrim i shkurtër i saj shërben edhe si një formë marketingu. Departamenti, seksioni, dega apo një lloj tjetër strukture (p.sh., agjent shitjesh).
Përgjegjësia (p.sh. drejtor i shitjeve për rajonin e Pejës).
Detyra (p.sh., furnizimi i shpërndarësve të autorizuar të kompanisë)
Përgjegjësitë kryesore (p.sh., mban kontakte të vazhdueshme me rrjetin e shpërndarësve të autorizuar të kompanisë, kontakton me biznese të interesuar për shitjen e mallit, kontakton me persona të interesuar për të marrë ekskluzivitetin lokal për shitjet e produktit, mban bilancin e shitjeve të kryera nga ai, mbikëqyr veprimtarinë e shpërndarësve të autorizuar, raporton përpara drejtorit rajonal të shitjeve një herë në muaj etj.Afati (p.sh.puna në këtë detyrë do të vazhdojë për një vit, ka mundësi ripërtëritjeje të kontratës.)
Kualifikimet e nevojshme (njohuri të programeve kompjuterike Word,Exel, Kontabiliteti Gama, Financa 22, njohuri fillestare në anglisht, gjuhë tjetër e BE-së përbën një avantazh, aftësi të mira komunikuese e raportuese, dëshirë për të punuar në grup me mbikëqyrësit, furnitorët, shoferët, të jetë me banim në Pejë, të ketë dëshmi aftësie për drejtim automjeti të klasës A etj).

Huazuar nga Portalpune.com



Komente (2)add comment
Tina: ...
Kjo lloj ndihme si te shpallim konkurs per pun me duket shum i thjeshte dhe shum i kuptueshem, po ne baz te mundesive a mund ta shkruani nje si shembull p.sh konkurs per asistent zyrash e pastaj si vazhdon procesi i shpalljes se konkursit sipas mendimit tuaj me emer te ndonje ndermarrje etj...
1

report abuse
vote down
vote up
tetor 05, 2009
Votes: +3
ardiani: ...
mendoj qe shum mir asht kto gjana na vyn sidomos nxansave qe kan drejtim juridik FLM SHUM MIRUPAFSHIM
2

report abuse
vote down
vote up
tetor 06, 2009
Votes: +1

Shkruaj Koment
smaller | bigger

busy
   Copyright © 2009-2010. Të gjitha të drejtat e rezervuara