Statistikë
Statistikë
Hyrje në Statistikë Ligjerata 3 Nocioni i statistikes USHTRIME Ushtrimi 1 Ushtrimi 2 Ushtrimi ...

Fjalet e panevojshme
Fjalet e panevojshme
Shkruar nga Caroline Levchuck - 19/03/2007 "Rezymenë nuk e forcojnë vetëm sukseset ...

Menaxhoni iPhone me Exchange
Menaxhoni iPhone me Exchange
Kur iPhone u fut së pari në zyrën time, isha pak skeptik për të. Në atë kohë telefoni përkrahte ...

Kalim i lehte nga XP ne Windows 7
Kalim i lehte nga XP ne Windows 7
Nëse Microsoft-i dëshiron që Windows 7 të ketë sukses, duhet të bindë shumicën e përdoruesve ...

Joomla Just for Sharing - Joomla Club Templates and Extensions
Funksionimi i internetit

web_linksTë gjithë i keni dëgjuar fjalët URL dhe WWW. Por, ç’do të thonë këto fjalë? URL – Uniform Resource Locators s’është asgjë tjetër, por vetëm adresë e një faqeje në internet që përmban informacionin e shkëmbyer standard të shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol), që ju e shkruani në çdo adresë që doni ta shihni ne Internet. Hypertext do të thotë një tekst i regjistruar në një forme elektronike me lidhje referative ndërmjet faqeve.

Kuptojeni Internetin si një qytet të madh që ka shume banesa, ca pallate, rruge, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama nepër rruge dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin dicka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te shkruajn llafe te poshtra nepër dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me gropa (me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt ka çdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme është te dish adresen njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene pasi Stambolli ne Internet nuk është vetem se nje klikim ne www.instabul.com.tr larg.

Ç'është WWW (World Wide Web)? Është bota jonë virtuale, Rrjeti i Përgjithshem Botëror. Imagjinoni një rrjetë merimange gjigante që vazhdon të thurret edhe në momentet kur ti je duke lexuar këtë. Merimanga e ka trupin në ShBA, kurse këmbët gjithandej nëpër botë.

Mund te keni ndegjuar edhe për FTP (File Transfer Protocol), që është standardi i përçimit të skedarëve, kur programi skedar-përçues duhet të mbështsë dërgimin e skedarit në një server interneti.

ISP Internet Service Provider) është serveri që mban faqet dhe na bën të mundur lidhjen me internetin nga shtëpia.

Serveri është një komjuter që bën të mundur lidhjen me internetin. Pra, është vetëm një mbështetës që vetë është i lidhur me një server tjetër, kurse edhe ai tjetri vetë me një tjetër.

Hosteri (pritësi) është server që mban faqen tënde në internet dhe që bën të mundur që edhe të tjerët ta shohin atë. Kuptojeni atë si një dyqan me qera, për të cilin duhet t'i paguani qeradhënësit.

XHTML (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) janë standarde të reja për krijimin e faqeve, versione të reja të HTML.

Intraneti është një rrjet privat kompjuterësh me hyrje të kufizuar vetëm për një organizatë, por që përdor të njëjtat rrugë dhe forma pune që ka edhe Interneti.

Prapashtesa .com në adresë do të thotë commercial dhe është për faqet me qëllime dhe përmbatje tregtare, .org do të thotë organization.edu do të thotë education dhe është për universitete dhe shkolla et,. për organizata,

[redakto] Interneti shqiptar

Zhvillimi i internetit në Shqipëri mori hov pas viteve '90. Faqet shqiptare tash janë edhe në gjuhë të tjera dhe shikohen nga e gjithë bota. Ato pasqyrojne zhvillimin e vendit dhe kulturës shqiptare. Shembuj faqesh shqiptare janë të shkruara te lidhjet e jashtme.

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Komente (0)add comment

Shkruaj Koment
smaller | bigger

busy
   Copyright © 2009-2010. Të gjitha të drejtat e rezervuara