Firebug
Firebug
Firebug është plugin për Firefox. I rekomandohet web zhvilluesëve sepse me Firebug mund të editoni ...

Aplikacione per Iphone
Aplikacione per Iphone
Më posht mund ti gjeni disa aplikacione për Iphone  të Zbllokuar me instalues ...

FireFTP 1.0.7
FireFTP 1.0.7
FireFTP 1.0.7 është i njejt sikur të gjithë programet tjera për FTP përveç që është plugin ...

Si ta kuptoni një njeri me shenjën Akrep
Si ta kuptoni një njeri me shenjën Akrep
Njeriu i Akrepi është ndryshe nga çdo njeri e çdo shenjë tjetër Astrologjie. Akrepat janë njerëz ...

Joomla Just for Sharing - Joomla Club Templates and Extensions
Furnizuesi RSS

rssÇfarë janë Furnizuesit e Lajmeve?
Furnizuesit e lajmeve ju mundësojnë që të shihni kur ueb faqet kanë shtuar material të ri brenda tyre.

Ju mund t’i merrni lajmet e fundit dhe informata të tjera, sapo të jenë publikuar, pa pasur nevojë që të vizitoni faqet nga të cilat keni marrë furnizuesin.

Furnizuesit po ashtu njihen si RSS. Për të shumtën e njerëzve RSS nënkupton “'Really Simple Syndication' që në shqip përkthehet si “Bashkim Vërtet i Thjeshtë”. Në parim, këta furnizues në vete janë ueb faqe, të cilat janë të dizajnuara të lexohen nga kompjuterët sesa njerëzit.

Si të filloj t’i përdor furnizuesit e lajmeve?

Në përgjithësi, gjëja e parë që do t’u nevojitet është një lexues i lajmeve (news reader). Ky është një lloj softueri që kontrollon furnizuesit e lajmeve dhe ju mundëson që të lexoni çdo artikull të ri që është shtuar në ueb faqen e Telegrafit. Ka shumë versione, disa prej të cilave mund të janë të qasshme përmes browserit (kërkuesit) dhe disa nga të cilat janë aplikacione që shkarkohen.

Lexuesit e lajmeve, të bazuara në kërkues ju mundësojnë që të keni qasje në regjistrimet tuaja për RSS nga cilido kompjuter, përderisa aplikacionet e shkarkuara ju mundësojnë që t’i depononi ato në kompjuterin tuaj kryesor, në të njëjtën mënyrë që ju ose i shkarkoni e-mailat tuaj, duke përdorur e-mail klientët Outlook ose Thunderbird, ose mund t’i mbani ato në ndonjë shërbim të ueb-it siç është Hotmail, Yahoo.

Disa kërkues, përfshirë Firefox, Opera dhe Safari, në mënyrë automatike kontrollojnë për furnizues të lajmeve për ju në momentin që ju vizitoni një ueb faqe dhe tregojnë një ikonë kur i gjejnë ato. Kjo e bën regjistrimin në furnizues të lajmeve shumë më të lehtë.

Huazuar nga: telegrafi.com

Komente (0)add comment

Shkruaj Koment
smaller | bigger

busy
   Copyright © 2009-2010. Të gjitha të drejtat e rezervuara