Konvertoni spotet nga YouTube ne skedare MP3
 Konvertoni spotet nga YouTube ne skedare MP3
Ok, më duhet ta pranoj se jam admirues i pop yllit britanik Lily Allen. Së fundi, Allen ka performuar ...

Task Manager has been disabled by your administrator
Task Manager has been disabled by your administrator
Në këtë artikull do të mësoni se si ta bëni Enable Task Manager-in.Është shumë thjesht, vetëm ...

Faqet me te rrezikshme ne internet
Faqet me te rrezikshme ne internet
Kompania për prodhimin e softuerëve dhe për analiza të sigurisë Symantec ka publikuar listën verore ...

Afati i Provimeve
Afati i Provimeve
Afati për paraqitjen e provime për master është dal 05.01.2010 deri 15.01.2010, ndërsa indexat ...

Joomla Just for Sharing - Joomla Club Templates and Extensions
Si të shpenzojmë gjatë festave

shoppingEkspertja e financave Jean Chatzky tregon se si mund t’i mbijetoni alarmit të kuq gjatë sezonit të festave dimërore.

“Me një papunësi të lartë shumë njerëz dëshirojnë të dinë se a do të jenë ata të gatshëm për të kaluar si duhet pushimet dimërore”, thotë analistja financiare Jean Chatzky. Por me një planifikim të vogël, kjo gjë mund të tejkalohet, thotë ajo. Më poshtë po sjellin këshillat e saja kryesore.


1. Nëse dëshironi që të paguni dhuratat me kredit kartela sigurohuni që t’i paguani ato jo më larg se në muajin shkurt. Përndryshe përdor para të dorës ose kartelë debiti.

2. Kujdes për financat e juaja. A ka ndonjë gjë të cilat mund t’i bëni në muajt e ardhshëm për të dalë nga shpenzimet e pushimeve.

3. Bëni një buxhet për pushime. Duhet që rreth gjysmën e pagës ta shpenzoni për pushime ndërkaq të tjerat për shtëpi. Përjashtim bën vetëm nëse keni kursime më të mëdha dhe paratë ruani për ndonjë renovim në shtëpi. Llogaritni mirë shpenzimet për letrat e ambalazhit, shpenzimet për argëtim dhe ushqimin për festa – të gjitha këto janë pjesë e kësaj kohe.

4. Fshihni kartolinat e dhuratave për fëmijët e juaj. Fëmijëve duhet që t’i jepni rregullisht kartolina dhe dhurata por këto të festave janë të veçanta – veçanërisht ata do të jenë të kënaqur nëse në kartolinë ia fusni 10 apo 20 euro. Kështu, ato do t’i shpenzojnë sipas dëshirës së vet!

5. Blini një dhuratë për tërë familjen në vend që të blini për secilin anëtar të familjes veç e veç.

6. Blini dhurata sa më të lira dhe më të ndryshme se në vitin e kaluar. Përgatitni ndonjë kek apo gurabija me anë të recetave që jepen për beba.

7. Bamirësie për këtë vit ka qenë e vogël në secilin vend të botës. Jepni ndonjë para atyre që kanë nevojë. Kur ata ta marrin letrën tuaj dhe e kuptojnë që keni bërë mirë atëherë do sillni gëzim edhe tek të tjerët!

8. Nëse njëri nga fëmijët e juaj dëshiron dhurata shtesë atëherë kërko ndihmën e gjyshit apo gjyshes dhe sigurisht që do i dhurojnë fëmijëve dhuratat që ata i dëshirojnë. Edhe fëmijët kanë pasur traume sivjet – kështu nëse blini një dhuratë të madhe atëherë kjo do të thotë shumë për ta./Gazeta Express/

Komente (0)add comment

Shkruaj Koment
smaller | bigger

busy
   Copyright © 2009-2010. Të gjitha të drejtat e rezervuara