Joomla Just for Sharing - Joomla Club Templates and Extensions
Si te kurseni Energji Elektrike
kek

Këshilla për kursimin e energjisë elektrike gjatë sezonës së dimrit

Meqenëse sezona e dimrit po afrohet dhe kërkesat e konsumatorëve për energji elektrike rriten si dhe, njëkohësisht, rriten faturat për energjinë elektrike të shpenzuar. Gjatë sezonës të dimrit çmimi për një (1) kWh është 7.67 eurocent dhe kjo tarifë vlen për orët e ditës me tarifë të lartë, nga ora 07.00 - 13.00 dhe 16.00 - 22.00, kur kërkesa për energji elektrike është e lartë.

Përderisa, në orët e ditës kur kërkesa për energji elektrike bie, nga ora 13.00 - 16.00 dhe 22.00 - 07.00, çmimi është më i ulët 3.83 për kWh. Prandaj, amvisëritë mund të kenë kursime përmbajtësore në faturat e tyre të energjisë elektrike nëse përdorin energjinë elektrike në orët e ditës kur në aplikim është tarifa e ulët e energjisë elektrike.
Më poshtë janë dhëne disa udhëzime për sasinë e energjisë së shpenzuar nga disa paisje shtëpiake

kek

Kursime shtesë mund të bëhen nëse:

- Shfrytëzoni enët ekspres për zierje me avull. Pllaka e shporetit ku zieni duhet të ketë madhësi të njëjtë apo pak më e ngushtë se ena që e përdorni. Ndaleni pllakën e shporetit 2 - 3 minuta para se të përfundojë zierja. Ndaleni furrën 5 - 10 para përfundimit të pjekjes. Mos e hapni derën e furrës gjatë pjekjes! Çdo herë kur ta hapni derën temperatura e furrës zvogëlohet për 15°C;

- Bojleri shpenzon afërsisht 15% nga energjia elektrike e shpenzuar në amvisëri. Që ta shfrytëzoni në mënyrë sa më racionale, rregullojeni termostatin ashtu që uji të nxehet në temperaturën mes 50° - 55°C. Shkyçeni bojlerin po që se s'do të jeni në shtëpi për më shumë se një (1) ditë;

- Nëse është e mundshme, mos e përdorni energjinë elektrike për ngrohje;

- Nëse e përdorni energjinë elektrike për ngrohje, atëherë përdorni stufën termoakumuluese. Para se të shkoni të fleni, zvogloni temperaturën në thermostat. Kyçni stufat akumuluese vetëm natën pas orës 23:00;

- Përdoreni lavatriçen kur është e mbushur plot. E njëjta vlen edhe për makinën për larjen e enëve

Disa udhëzime tjera:

- Mbani temperaturën optimale në dhomën ku rrini:

> Në zyre 20 °C
> Në dhomën e pritjes 21°C
> Në dhomën e fjetjes (gjatë natës) 18 °C

- Bëni izolimin e hapësirës së banimit - Shiratat dhe shkuma izoluese për dyer dhe dritare zvogëlojnë për 40% energjinë e shpenzuar për ngrohje në hapësirën e banimit

- Mos i mbuloni radiatorët me perde.

Në Kosovë janë më shumë se 370,000 njëhsorë të regjistruar. Nëse secili nga poseduesit e njehësoreve e ndalë një poç elektrik, atëherë do të kurseheshin 37 MWh, do të thotë, 1,700 euro në orë, 40,800 euro në ditë dhe përafërsisht 15 milion euro në vit.

Ngrohësit, termoakumulueset

Nëse termostatin e vendosni vetëm disa shkallë më ulët se zakonisht, ju do të kurseni rreth 10% nga fatura juaj e zakonshme.
Nëse nuk jeni në dhomë për një kohë të gjatë, shkyçeni ngrohësin.
Përdorimi i ngrohësit për tharjen e teshave, përveç humbjes së energjisë, mund të shkaktojë edhe zjarr.
Akumuloni nxehtësi në termoakumuluese vetëm gjatë natës, kur tarifa është më e ulët. Para se të flini, zvogëloni temperaturën e termostatit programues-është më e shëndetshme dhe do të kurseni para.
Gjatë dimrit, termoakumuluesja kur përdoret racionalisht harxhon rreth 60% të enegjisë së përgjithshme elektrike të një amvisërie.
Mos lejoni që nxehtësia të përhapet jashtë dhomës! Kur është ftohtë, mbani dyert dhe dritaret të mbyllur sa më gjatë që të jetë e mundur.
Kontrolloni a janë të izoluara si duhet dyert dhe dritaret tuaja; izolimi i mirë parandalon humbjen e nxehtësisë dhe do të kurseni para.

Shporeti elektrik

Veni kapakun në tenxheren tuaj kur gatuani! Kështu do ta ruani nxehtësinë në tenxhere dhe do ta shkurtoni kohën e gatimit.
Temperatura e vlimit nuk duhet të tejkalojnë temperaturën mbi 100ºC. Kur temperatura e ujit arrinë 100ºC, uleni menjëherë temperaturën.
Shumë ushqime mund të përgatiten në furrë në të njëjtën kohë. Më lehtë për ju edhe për furrën tuaj!
Çdoherë kur ta hapni furrën, mbani në mend që temperatura e saj zbritet për rreth 15 °C.
Shmangeni humbjen e energjisë elektrike duke i përdorur enët, fundi i të cilave është më i vogël se pllaka e shporetit.

Frigoriferi

Kontrolloni termostatin: frigoriferi është më efikas kur temperatura e tij rregullohet ndërmjet 3 dhe 5°C dhe ngrirësi është në 0°C.
Keni kujdes, që dera të jetë e mbyllur mirë dhe mbajeni hapur sa më shkurt që është e mundur.
Mbuloni enët me ushqim, për të parandalur krijimin e lagështisë në brendinë e frigoriferit dhe rënien e efikasitetit të frigoriferit.
Pastroni pikat e ujit nga shishet dhe enët para se t'i futni në frigorifer.
Shmanguni vënies së ushqimit të nxehtë apo të ngrohtë menjëherë në frigorifer. Lëreni së pari të ftohet.
Shkrini dhe pastroni frigoriferin rregullisht, kushtu ai do të jetë më efektiv dhe më ekonomik.
Mos e vendosni frigoriferin pranë furrës, radiatorit, stufës dhe burimeve të tjera të nxehtësisë. Frigoriferit do t'i nevoijitet më shumë energji elektrike për ta ruajtur temperaturën e funksionimit.

Makinat e larjes

Gjithmonë lani me ngarkesë të plotë dhe nëse makina është gjysëm e ngarkuar, atëherë përdoreni programin ekonomik, nëse e ka makina juaj.

Ndriçimi

Shkyçni dritat, kur dilni nga dhoma.
Shkyçni dritat e jashtme kur nuk ju nevojiten.
Për ndriçim, në bazë vjetore, ne harxhojmë rreth 3% të energjisë së përgjithshme elektrike të harxhuar në një amvisëri, njësoj si për frigorifer.
Nëse e përdorni dritën e veçantë për mesatarisht 4 orë, apo më tepër në ditë, atëherë zëvendësojeni atë me një të njëjtë që kursen energji, e cila shpenzon rreth një çerek të kësaj rryme dhe është 12 herë më e qëndrueshme.

Ngrohja e bojlerit

Bojleri shpenzon afërsisht 15% nga energjia e shpenzuar elektrike në amvisëri. Që ta shfrytëzoni në mënyrë sa ma racionale, rregullojeni termostatin ashtu që uji të nxehet në temperaturën mes 50 dhe 55 °C. Shkyçeni bojlerin nëse nuk jeni në shtëpi për më shumë se një ditë.

Kondicioneri i ajrit

Instaloni kondicionerët e ajrit larg dritës direkte të diellit.
Kondicionerët e ajrit janë harxhues të mëdhenj të energjisë elektrike. Sistemi i centralizuar i kondicionimit të ajrit harxhon 10 kVh dhe këtu më shpesh përdoren të ashtuquajturat sisteme me ndarje që harxhojnë 1-3 kVh.
Mbani dyert dhe dritaret e mbyllura kur kondicioneri i ajrit është i kyçyr.

Pajisjet tjera

Mos i leni të kyçur televizorin, kompjuterin, ujtinë(hekurin) etj. kur nuk i përdorni. Mënyra Stand By për TV, kompjuterë etj. shpenzon rreth 10 - 50% më pak rrymë se sa kur janë të kyçur.
Huazuar nga: www.kek-energy.com
Komente (5)add comment
Ligjëron: ...
SHum sene tmira qeto udhzime mu qudit kur ti lexojsh
e per ata qe i permbahen ktyne udhzimev hala ma mir :D
1

report abuse
vote down
vote up
janar 14, 2010
Votes: -1
suzana: ...
shum me ndihmuan per lenden bazat e elektros
2

report abuse
vote down
vote up
shkurt 14, 2010
Votes: +0
qaza: ...
une mendoj qe ahst shume mir dhe i percjelli rregullat
3

report abuse
vote down
vote up
shkurt 22, 2010
Votes: +0
qaza: ...
popopo shum percjelii mozvet ehuehue
4

report abuse
vote down
vote up
shkurt 23, 2010
Votes: +0
elona.......: ...
eshte shumemire mi respektu keto rregulla
5

report abuse
vote down
vote up
janar 22, 2012
Votes: +0

Shkruaj Koment
smaller | bigger

busy
   Copyright © 2009-2010. Të gjitha të drejtat e rezervuara