|
Si te zhbllokojme iphone duke perdorur QuickPwn
Me ane te ketij programi qe aplikohet vetem ne Windows mund te Zhbllokoni firmwaret nga 2.1- ne - 2.2.1 ...
|
|
Pse duhet ta beni upgrade Internet Explorer 8?
Microsoft ka paraqitur Internet Explorer me siguri më të mirë, aftësi të reja, dhe një dizajn ...
|
|
Leter Interesi (Cover Letter)
Neditët e sotme është bërë e zakonshme që sëbashku me CV-në të dërgohet dhe një “Leter ...
|
| A duhet ta dinë punonjësit pagën e njëri-tjetrit? |
|
Megjithëse e paligjshme, kjo praktikisht është e zbatueshme. Analizës së pyetjes “A duhet punonjësit të dinë pagat e njëri-tjetrit?”, duhet t’i përgjigjemi në dy këndvështrime. A është e lejueshme ndalimi i saj nga ana ligjore dhe se si është më mirë për vetë punonjësit dhe biznesin? Unë do të ndalem tek pjesa e dytë e pyetjes. Njohja e pagave të njëri-tjetrit, ka anët pozitive dhe negative. Një ndër faktorët që sjell transparenca e pagave të punonjësve, mund të jetë një përkeqësim i marrëdhënieve midis tyre. Punonjësit do të ndjenin inat dhe xhelozi po të merrnin vesh se dikush, me pak a shumë të njëjtën punë, paguhet më mirë se ata. Në të njëjtën linjë, midis punonjësve do të krijohej pakënaqësi mbi metodën e përcaktimit të pagave. Pra, në përgjithësi, marrëdhëniet e punonjësve me njëri-tjetrin, por edhe me menaxherët, do të pësonin ftohje. Ndërkohë, në qoftë se punonjësit duke parë pagat e kolegëve do të vinin re ndonjë padrejtësi, kjo do të bënte që të humbisnin motivimin për të bërë një punë sa më produktive. Nga ana tjetër, ka disa arsye të forta që më bëjnë të mendoj se për biznesin në tërësi është më mirë që punonjësit mund të deklarojnë hapur pagat e tyre. Duke ditur arsyet se përse dikush e ka pagën më të lartë, çdo punonjës shtyhet të përmirësohet. Secili prej tyre, duhet ta ketë të qartë se ata paguhen individualisht, prandaj ndryshimet në pagat e njëri-tjetrit janë normale. Ky është një sistem transparent dhe i strukturuar i nxitjes. Për mënyrën e përcaktimit të pagave individuale sa më të përshtatshme dhe të drejta, kam shkruar në këtë postim të mëparshëm. Një tjetër faktor i rëndësishëm ka të bëjë me mbrojtjen e grupeve të caktuara të punonjësve. Nëse pagat janë transparente, zvogëlohet mundësia për të patur diskriminime, sepse kjo do të dukej shumë hapur. Burimi: http://menaxhim.com/
Komente (0)
![]() Shkruaj Koment
|