|
Kuptoni me lehtesi motin ne Prishtine,Tirane, Shkup ...
Gjatë ditës së sotme Weather Underground ka shpalosur një shërbim të ri të quajtur Full Screen ...
|
|
Mbrojtja e shenimeve ne kompjuter
Përmbajtja: Mbrojtja e shenimeve ne kompjuter, Mbrojtja e kompjuterit, Çështjet lÇështjet ligjoreigjore--Copyright, ...
|
| Si te negociojme per një pagese me te mire |
|
Negocimi për një kompensim sa më të përshtatshëm financiar përcaktohet nga një sëre faktorësh. Në rradhë të parë është CV-ja juaj e cila do të pasqyrojë vlerat tuaja profesionale dhe personale.
Gjithashtu, përshtypja që ju do të krijoni gjatë intervistës, mund të jetë domethënëse në përcaktimin e pagesës tuaj të ardhshme. Ne pergjithesi kompanite I kane te percaktuara nivelet e kompensimit sipas struktures organizative dhe lene pak vend per negociim. Sidoqofte, nese keni mundesi te negocioni rreth pageses, kerkoni nje kompensim te pershtatshem me pozicionin dhe me tregun e punes.
Përfitimet Disa kompani mund të ofrojnë, përveç pagesës bazë, edhe perfitime te tilla si: makina e kompanisë, kontributet etj. Nje tjetër përfitim janë "bonuset" në rastet kur performanca juaj do të arrije ose do te tejkalojë standartet e përcaktuara nga kompania a. përpara se të filloni negociatat informohuni mbi standartet e vleresimit qe ndjek kompania juaj dhe si ndikojnë ato në paketën e ofruar. Nëcdo rast, mendoni paraprakisht gjithashtu se çfarë prisni ju nga oferta e punëdhënësit tuaj.
Papunësia Nëse nuk jeni duke punuar aktualisht mund tëndjeheni të detyruar të pranoni një pagë më të ulët në krahasim me tregun e punës ose rrogën tuaj parardhëse. Një situatë e tille do të krijonte pakënaqësi dhe do të influenconte negativisht në performancën tuaj. Prandaj përpiquni të jeni më të matur para se të merrni nje vendim ose kur të diskutoni mbi cilesinë e aftësive tuaja profesionale të cilat meritojnë të vlerësohen respektivisht.
Kur çështja e pagesës ngrihet gjatë intervistës Shpesh në intervista pune mund të hasni pyetje rreth pagesës:
"Sa jeni paguar në punën tuaj të fundit?" Bëni kujdes kur t'i pergjigjeni kësaj pyetje pasi pagesa juaj paraardhese mund të influencoje pagesën e re pozitivisht ose negativisht.
"Cili është niveli i pagesës për të cilin jeni të interesuar?" Bëni kujdes edhe gjatë kësaj pyetje. Ju nuk duhet të shfaqeni si shumë lakmitar kur flitet për pagesën e dëshiruar. Në rradhë të parë bëni të ditur dëshirën tuaj për një mundësi të re profesionale si dhe theksoni faktin e investimit te të gjithë potencialit tuaj me këtë kompani. Nëse po aplikoni për një pozicion specifik, ju mund të pyesni për nivelin e pagës (si varion ajo), por kjo nuk duhet të ndodhë në fillim të intervistës. Nëse ju pyesin në një moment të tillë, fare mirë mund të përgjigjeni se është ende herët për të diskutuar mbi pagën pa u njohur më parë me llojin e punës, përgjegjësitë e pozicionit etj. Nëse puna per te cilin po aplikoni eshte nje pozicion i sapo krijuar dhe paga eshte ende e papercaktuar , atëherë keni më shumë mundësi për negociim.
Reflektim Ju duhet të diskutoni rreth pagës njësoj siç do të bënit për çdo formë tjetër negocimi. Mos kini ndrojtje që t'u tregoni punëdhënësve përse Ju meritoni një vlerë te caktuar , ndërkohë që ata ju ofrojne një vlerë te nje niveli tjeter. Megjitate, kini parasysh se edhe nëse momentalisht nuk po të arrini të siguroni pagën tuaj të dëshiruar, kjo do të ndodhë ndoshta në një periudhë të mëvonshme. Ju mund të arrini të kompensoni rrogën tuaj bazë edhe nëpërmjet përfitimeve të tjera te ofruara nga kompania nëse performanca juaj do te arrinte standartet e kërkuara. E marrur nga Duapune.com is stripped because this article does not pass the security settings. --> Komente (0)
![]() Shkruaj Koment
|