Joomla Just for Sharing - Joomla Club Templates and Extensions
A duhet t`ja bejme bilancin vetes ?
BilanicAtmosfera festive përbën një stimul pozitiv për të gjithë ata që punojnë dhe kërkojnë më shumë nga vetja. Sigurisht nuk është kohë e përshtatshme për të qenë shumë efikas pasi truri tashmë i lodhur bëhet njësh me atmosferën festive por është një kohë që ka nota pozitive.  Por ajo çfarë na bezdis të gjithëvë ka të bëjë më bilancin e vetes sonë.

Meqenëse ne fund viti bëhën balance  a duhet ne t’ja bëjmë nje bilanc  vetes tonë ?

Sigurisht nuk bëhet  fjalë për një bilanc ku të nxjerrim vlera numerike apo të diskutohet për defiçite apo sufiçite. Por  bëhët fjalë për një bilanc të vlerave, të rezultateve, të arritjeve të secilit. Por a i kemi  bërë ndonjëherë vetes bilanc në fund të vitit? A jemi përballur me veten tonë?  Në fakt  sipas shumë studimeve secili nga ne me dëshirë apo pa dëshirë futet në një vorbull pyetjesh, si psh: çfarë kam bërë unë për një vit? çfarë kam arritur në planin familjar? Po në karrierën time profesionale sa jam rritur? A kam ndryshime nga viti i kaluar? Po të ardhurat e mia a janë rritur apo pakësuar? Pra janë një sërë pyetjesh të cilat mundojnë trurin në fund viti. Edhe pse shumica prej nesh mund te pohojne që nuk kanë bërë balance në fakt është truri ai që në mënyrë jokoshiente na fut në mendim për veten.  Dhe sigurisht bilance të tilla ndihmojnë secilin nëse shikohen me pozitivitet pasi stimulojnë çdo person për të ecur përpara, dhe secili duhet të përballet me veten e tij, me arritjet e tij dhe të stimulojë veten që arrijë dhe më shumë në vitin që vjen pavarësisht rezultateve që mund ti dalin nga bilanci i vetes.

E huazuar nga DuaPunë.com

is stripped because this article does not pass the security settings. -->

Komente (0)add comment

Shkruaj Koment
smaller | bigger

busy
   Copyright © 2009-2010. Të gjitha të drejtat e rezervuara