| Leter Interesi (Cover Letter) |
|
Letres se interesit duhet ti kushtoni po të njejtën rëndesi që i keni kushtuar dhe CV-së tuaj sepse në të shumtën e rasteve punëdhënësit atë lexojnë më parë. Nuk ka rëndësi nëse aplikimi juaj bëhet me anë të e-mailit apo postës, rëndesia që duhet të ju kushtoni të dyjave është e njellojtë. Në fillim të “Letres se Interesit” Drejtohuni në menyrë të drejtpërdrejtë lexuesit tuaj (në këtë rast punëdhënësit) – nëse ia dini emrin gjithmonë vendoseni atë në fillim “I nderuar Zoti Astrit” në vend se të thoni “ I/E nderuar Zoteri/Zonjë” sepse kjo mund të tregojë qe ju nuk dini asgjë për kompaninë ku po aplikoni dhe asgjë mbi personin që po i drejtoheni, domëthënë ju nuk po i drejtoheni askujt, gjë e cila rri në mendje të lexuesit gjatë gjithë kohës së leximit të letrës tuaj të interesit. Fjalia e pare duhet të tregojëqartë arsyen pse ju po aplikoni për atë vend pune, duke mos harruar të permendni emrin e punës për të cilin po aplikoni. Punëdhënesit zakonisht kanë shumë vende vakante në të njëjtën kohë dhe mund të ngaterrohen shumë lehtë duke mos qenë të sigurtë se cili aplikant po aplikon për cilën punë. Shkruani numrin e referencës nëse ju thuhet që ta përfshini ,në mënyrë që ta bëni më të lehte punën e tyre. Duhet të cilesoni qartë aftesitë tuaja për të qenë të zotë dhë të aftë për të kryer punën ashtu sic duhet, por mos kaloni në ekstrem duke bërë një autobiografi sepse këto gjera shkruhen në CV. Fokusohuni në pikat se si ju do jeni në gjendje ti pëermbushni nevojat e punëdhënësit tuaj, kështu që mundohuni ti shmangni pikave të cilat trajtojnë rëndesine tuaj personale. Kap pikat kyce ose rolet kryesore që punëdhenësi kërkon të kryhen nga aplikanti në pozicionin e punës që është vakant dhe mundohu të japësh shembuj se e përse jeni ju personi që ata po kërkojnë. “Eksperienca ime në fushën e menaxhimit të Burimeve Njerzore do të me ndihmojë që të përzgjedh njerëz të kualfikuar dhe me njohuritë përkatëse në menyrë që të rrisim rendimentin dhe efikasitetin e biznesit tuaj” është një shembull për një nga objektivat që ju mund arrini nëse ju afrohet ai vend. Kujdes me gjatesinë e “Letres se Interesit” Në dy paragrafe të shkurter ju keni mjaft hapesirë për të “shitur vetveten”. Çdo fjali e juaja duhet të godase në shenjë. Duhet ta dini se lexuesi është një njeri që nuk ka shumë kohë të lexojë një letër të gjatë, prandaj e vetmja menyrë për ta tërhequr atë ta lexoje deri në fund është ajo e të qenit konciz dhe imponues në të shkruar. Ju mund të përfshini dicka që ta adresojë lexuesin në CV-në tuaj duke thënë fjali të tilla si: “Nëse doni të shikoni se si une do te mund ta coj marketingun e kompanise tuaj në një nivel tjetër, hidhni një sy CV-se time për të parë të gjitha arritjet që unë kam patur gjatë kohës që isha me kompanine Coca-Cola”. Kjo e adreson punëdhënësin tuaj në atë pjesë tëe CV-së tuaj që ju mendoni se do ta binde atë në menyrë që të ju ofrojë vendin e punës për të cilin ju keni aplikuar. Përfshini mënyrën tuaj të kontaktit, që punëdhënësi mund të ju kontaktojë nese ju jeni në interes të tyre. Ky informacion është edhe në CV-në tuaj por nuk ka asgjë të keqe nëse e shkruani dy here. E huazuar nga portalpune.com is stripped because this article does not pass the security settings. --> Komente (4)
![]()
pershendetje
a mundeni me ma dergu nje shembull te nje letre interesi per pune si analist kreditor 1 report abuse
vote down
vote up
gusht 21, 2010
Votes: +4
pershendetje
a mundeni me ma dergu nje shembull te nje letre interesi per pune si analist kreditor1 2 report abuse
vote down
vote up
janar 18, 2012
Votes: +1
pershendetje a mundeni me ma derhu nje shembull te letres interesi per pun asistente administrative
3 report abuse
vote down
vote up
shkurt 06, 2012
Votes: +0
Dora,
Mundesh kete pyetje me bo ne facebook Group: http://www.facebook.com/groups/146256925489005/ dhe jane mundesit me te mdhaja me tu pergjigje. Suksese 4 report abuse
vote down
vote up
shkurt 06, 2012
Votes: +0 Shkruaj Koment
|