| Konvertoni spotet nga YouTube ne skedare MP3 |
Ok, më duhet ta pranoj se jam admirues i pop yllit britanik Lily Allen. Së fundi, Allen ka performuar këngën e re të Britney Spears “Womanizer”. Për fat të keq, versioni i Allen nuk është në dispozicion në iTunes, AmazonMP3 ose ndonjë dyqan tjetër online që unë njoh (shikoni artikullin paraprak rreth kësaj çështje). I vetmi vend ku mund të dëgjoni këtë këngë është YouTube.
Kjo nuk i përshtatet stilit tim të dëgjimit të muzikës me iPhone. Derisa menaxherët e Lily nuk më japin ndonjë mundësi që ta blej këngën, do ta “huazoj” atë nga YouTube. Cila faqe e bën këtë të mundshme? Video2mp3 (video2mp3.net), e cila konverton çdo video në skedar MP3 (shërbimi, siç thuhet në web faqe, ende është në fazën beta).
Vetëm kopjoni URL-në nga faqja e YouTube në Video2mp3 dhe klikoni Convert. Pastaj përgatituni të prisni disa minuta. Rezistoni që të mos e klikoni butonin Download derisa jeni duke pritur, pasi ai buton është pjesë e një reklame për një produkt tjetër. www.pcworld.al Komente (1)
![]() Shkruaj Koment
|