| Promovimi dhe plani i reklamimit |
|
Mesazhi kryesor të cilin një person dëshiron t’ua dërgojë konsumatorëve duhet së pari të zhvillohet dhe pastaj të vlerësohen mundësitë e promovimit. Në fund, një ide duhet të theksohet në planin e marketingut: Reklamimi – Qasja më e mirë për reklamim është që të mendohet për media dhe cilat media do të jenë më efikase në arritjen e tregut të shënjestruar. Pastaj duhet të merret vendim lidhur me sasinë e buxhetit vjetor që do të shpenzohet në reklamim, duke i sqaruar shpenizmin për secilin medium. Çfarë përqindje të buxhetit për reklamim vjetor do të investohet në këto që vijojnë: · Interneti · televizori · radio · gazetat · revistat · librat e telefonave · stendat · reklamat në banka/autobusa/metro · postare · Reklamime në bashkëpunim me shitësit me shumicë, shitësit me pakice apo me biznese të tjera? Promovimi i shitjes – Nëse është e nevojshme për biznesin, mund t’i përfshini aktivitetet e promovimit të shitjes në planin e reklamimit dhe promovimit, siç janë: · ofrimi i mostrave falas · kuponat · pikat e blerjes · demonstrimet e produkteve Materialet e marketingut – Çdo biznes duhet të përfshijë disa prej këtyre në planet e tyre të promovimit. Materiali më i zakonshëm i marketingut është karta e biznesit, broshurat, pamfletet, fletushkat e informacioneve dhe fletat e shërbimit. Publiciteti – Pjesë e këtij seksioni është përshkrimi i planifikimit të publicitetit. Komunikatat për shtyp janë mënyra e vetme që njerëzit ta hapin fjalën rreth biznesit, por ekzistojnë edhe mënyra të tjera:· lansimi i produktit · ngjarjet e posaçme duke përfshirë komunitetin · shkrimi i artikujve · marrja dhe shfrytëzimi i dëshmive UEB-site i biznesit – Nëse biznesi ka apo do të ketë UEB-site, duhet dhënë një përshkrim se si UEB-site përshtatet në reklamim dhe të tregohet plani i promovimit. Ekspozimet tregtare – ekspozimet tregtare mund të jenë promovim i shkëqyeshëm dhe rast për shitje. Veprimtaritë e tjera promovuese Burimi: http://www.zarate-consult.de/ Komente (1)
![]() Shkruaj Koment
|