Joomla Shqip
Joomla Shqip
Ketu mund të shkarkoni Jooml-en në gjuhen shqipe, e përkthyer eshtë edhe pjesa e Administrimit, ...

10 keshilla per te shkruar nje post ne blog
10 keshilla per te shkruar nje post ne blog
1.Bëni të ditur mendimin tuaj Njerëzit i duan blogjet, i duan sepse në blogje shkruajnë njerëz ...

A duhet t`ja bejme bilancin vetes ?
A duhet t`ja bejme bilancin vetes ?
Atmosfera festive përbën një stimul pozitiv për të gjithë ata që punojnë dhe kërkojnë më ...

Joomla Just for Sharing - Joomla Club Templates and Extensions
Strategjia e pergjithshme e marketingut
marketingu

Marketingu është proces përmes të cilit biznesi vendos se çka do të shesë, kujt do t’i shesë, kur dhe si. Marketingu shpiegon se çfarë jeni duke bërë dhe me cilat instrumente, për t’i fituar konsumatorët.

Strategjia e përgjithshme përbëhet nga katër elemente:

·         Produktet dhe/apo shërbimet dhe propozimi juaj unik i shitjes

Cili është malli apo shërbimi të cilin biznesi i juaj do ta ofrojë? Në çfarë mënyre është ai produkt më i mirë se sa ata kundër të cilëve ai do të konkurrojë? Psë do ta blejnë njerëzit atë?

·         Çmimi/strategjia e çmimit

Sa mund të jetë çmimi? Si e bëni balancimin ndërmjet vëllimit të shitjes dhe çmimit për t’i rritur në maksimum të hyrat?

·         Vendi/shitjet/plani i distribuimit

Cilat kanale të shitjes do t’i përdorni? A do të shisni përmes telefonit apo produktet tuaja do të dërgohen në shitore me pakicë? Cili kanal do t’ju lejojë që ta arrini ekonomikisht audiemcën tuaj të shënjestruar?

Promovimet dhe plani i reklamimit

Si do të pozicionohet produkti apo shërbimi i juaj në treg? A do të ketë produkti i juaj imazh stimulues me një çmim që i përshtatet? A do të jetë jo i shtrenjt, pa alternativë të ofertave të ngjashme nga bizneset e tjera? Çfarë lloje të reklamimit do të përdorni? Kur do të bëhen rekalmimet? Si do të paketohet produkti?

Plani i biznesit mund të ndahet në sektorët e lartëpërmendur. Informacioni në vijim është i dobishëm për realizimin e qëllimeve, për informimin e investitorëve potencial të kapitalit apo partneërëve të tjerë me planin e biznesit.

Burimit: http://www.zarate-consult.de

Komente (1)add comment
Besnik: ...
promovimi dhe menyra me e mire e shitjes do te ishte po qe se kemi se pari nje ambalazh shum te mire dhe terheqese per syrin e konsumatorit e me pastaj natyrisht edhe qmimi e ben te veten,mirpo ma e mira eshte menyra e prezentimit te cilen e ben agjenti tregtar ne ket rast ku duhet te jete sa me komunikativ dhe te jet bindes per ate qe e prezenton.ku ne te shumten e rasteve konsumatoret e besojn ate qe agjenetet e shitjes e preferoj d.m.th e demonstrojn.kjo do te ishte diqka qe esht ndoshta menyra me e mir,mirpo mvaret krejt se qfafr artikulli prezenton nese eshte fjala per produkte ushqimore ateher duhet medoemos qe te kemi mostra me vete dh ete prezentohen ne te gjitha vendet ku pretendon nje treg te mirfillt ose nese eshte fjala per produkte ndertimore ateher duhet te jesh nje mjeshter i vertet qe ta besh nje prezentim joshes dhe bindes e sidomos nese esht nje produkt i ri ne treg.etj etj.prsh
1

report abuse
vote down
vote up
shkurt 04, 2011
Votes: +0

Shkruaj Koment
smaller | bigger

busy
   Copyright © 2009-2010. Të gjitha të drejtat e rezervuara